Që Barcelona dëshiron të ketë në skuadër francezin Griezmann, nuk është diçka e panjohur.
Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, sulmuesi është në limite me Atletico Madrid dhe Barcelona po ndjek me shumë interes të gjitha zhvilimet. Bartomeu ka provuar edhe më parë për të sjellë në Barcelonë francezin, por duke mos gjetur gatishmërinë edhe nga Atletico, devijoi tek braziliani Coutinho, që u bë pjesë e skuadrës katalanase këtë janar. Fillimisht fanela me nr.7 ishte menduar se do të mbahej nga Coutinho, por më pas klubi vendose t’i japë numrin 14.
Pra fanela me nr.7 është ende e lirë dhe korrenspondon me numrin që Griezmann ka mbajtur gjithnjë në karrierën e tij. Griezmann-Barça: fanela është prenotuar.
Top Channel