Fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davosit, George Soros nuk e përqëndroi te biznesi, por rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit në internet.
Shënjestra e investitorit miliarder ishin Facebook dhe Google. “Të dyja ato janë kthyer në pengesa për inovacionin dhe një kërcënim ndaj shoqërisë që i ka ditët e numëruara”, tha filantropi hungarezo-amerikan.
“Kompanitë e naftës e ato minerare shfrytëzojne ambientin fizik. Mediet sociale shfrytëzojnë ambientin shoqëror. Kjo është shumë e ulët, sepse plaftorma të tilla ndikojnë mënyrën sesi njerëzit mendojnë dhe sillen, pa qenë ata të ndërgjegjshëm për këtë gjë. Pasojat e veprimeve të tilla janë shumë të gjera e mund të prekin deri edhe funksionimin e demokracisë, e sidomos integritetin e zgjedhjeve”, tha Soros.
Kompani të tilla, sipas Sorosit, i mashtrojnë përdoruesit e tyre duke manipuluar vëmendjen që ata u kushtojnë, për t’i drejtuar atje ku kanë qëllimet e veta tregtare, e mbi të gjitha duke organizuar në mënyrë të qëllimshme një varësi ndaj shërbimeve që ofrojnë.
“Dëmi i bërë, – vazhdon investitori, – mund të jetë i madh, mbi të gjitha tek adoleshentët”. Miliarderi paralajmëroi gjithashtu ndaj një perspektive edhe më alarmante: Bashkimit të sistemeve mbikëqyrëse të kompanive të tilla të pasura me të dhëna, si Facebook dhe Google, me mbikëqyrjen e sponsorizuar nga shteti, një trend ky që ka nisur tashmë të vihet re në shtete si Filipinet.
Top Channel