Qeni më me fat, i shpëton makinës “Rally” në Montekarlo
26/01/2018 16:45
Ky mund të quhet pa frikë qeni më me fat në botë.
Gjatë garave “rally” të zhvilluara së fundi në Montekarlo, një pilot i makinave të shpejtësisë nëpër rrugë të vështira urbane e rurale, dhe jo pista garimi, rrezikoi shumë ta shtypte.
Qeni ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, në një kthesë të fortë malore, ku drejtuesi i një prej mjeteve pjesëmarrëse në garë po hynte me shpejtësi të madhe dhe me rrëshqitje gomash.
Fati ishte me kafshën, që në këtë rast u vu re nga piloti që duket se frenon për një sekondë, përpara se të vijonte garën e tij.
Dog and Sebastien Loeb – Rally Monte Carlo
? That's one lucky dog ?#RallyMonteCarlo ??
Posted by Autosport on Friday, January 26, 2018
Top Channel