‘Laborator’ kokaine në Firence me vlerë 700 mijë euro, në pranga një shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë Një ditë pasi Top Channel njoftoi se Qeveria po bëhej gati të kalonte me ngut ligjin për kontratën e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, Këshilli i Ministrave e miratoi projektligjin.
Projektligji autorizon Ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës të negociojnë ofertën e kompanive turke për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
“Fillohet me një proces shumë të rëndësishëm katër vite më parë, që qe çlirimi i hapësirës ajrore nga monopoli. Kjo krijoi mundësinë dhe rriti interesin e kompanive të huaja për të investuar në një aeroport të dytë, shumë më modern se Rinasi, edhe më i madh sesa Rinasi”, thotë ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
Aeroporti i Vlorës do të kushtojë 100 milionë euro dhe do të ndërtohet me paratë e kompanive private.
“Qeveria shqiptare është duke punuar intensivisht edhe për krijimin e akseseve të tjera dhe vënien në funksionim të Aeroportit të Kukësit dhe ne shpresojmë që shumë shpejt të kemi një zgjidhje optimale edhe për të, por njëkohësisht po përfundojmë studimin e fizibilitetit për Aeroportin e Sarandës, që do të jetë edhe ky një nyje e rëndësishme”, deklaroi Gjiknuri.
Sipas Qeverisë, ndërtimit i Aeroportit të Vlorës pritet të fillojë brenda këtij viti.
Top Channel