Pankina e PSG prej kohësh përflitet dhe me gjithë rezultatet që ka marrë në këtë sezon, trajneri Unai Emery mbetet gjithnjë i shënjestruar.
Spanjolli nuk ka arritur të vendosë ekuilibrat e duhur brenda dhomave të zhveshjes dhe me shumë gjasa në fundin e sezonit pritet shkarkimi i tij. Vetëm fitimi i Champions League mund t’i shpëtojë stolin dhe fitimi i kupës së ëndërruar do të nisë nga sfida me kampionët në fuqi të Real Madrid.
Dhe pikërisht nga Spanja mendohet se mund të vijë edhe zëvëndësuesi i Emery. Sipas ‘Sport’, Zinedine Zidane ka profilin e duhur për të marrë drejtimin e skuadrës pariziene. Sipas të njejtit burim, kanë nisur edhe kontratet me trajnerin, duke e informuar me vullnetin që ka klubi për ta rikthyer në Francë, pas më shumë se 20 vjetësh shkëputje.
Vështirësitë që po has në këtë sezon me Realin mund të shtojnë idenë e ndërrimit të ambjentit, duke e shtyrë drejt vendlindjes, ku do të ketë mundësinë të shprehë më mirë aftësinë e tij si trajner.
Top Channel