Pogba, më i miri për asiste

16/01/2018 22:01

Pogba u akuzua nga legjendat e Manchester United dhe në veçanti Paul Scholes, se është larg formës që kishte te Juventus. Por pavarësisht kritikave, futbollisti që i kushtoi “Djajve të Kuq” 110 milionë Euro po mbështetet nga statistikat për të vlerësuar impaktin e tij te pretendentët për titullin në Angli.

Nga pikëpamja e asisteve, mesfushori francez spikat mbi të gjithë lojtarët e tjerë në ligat kryesore europiane. Askush si Pol Pogba; nuk shërben për shokët e ekipit në raste flagrante për gola. Futbollisti transalpin krijoi asistet për Antonio Valencian dhe Entoni Martial në suksesin e kësaj të hëne ndaj Stok Sitit, çka e ngushtoi diferencën e Djajve në 12 pikë me Manchester City kryesues.

24-vjeçari tani mund të krenohet se ka regjistruar më shumë pasime për gola se kolegët e tjerë kontinentalë, e madje në më pak ndeshje. Asistet e Pol Pogba janë aktualisht në kuotën 9, në vetëm 13 ndeshje, në të njëjtin nivel me Leroi Sane’ dhe Kevin De Brune, por me dy futbollistët e Manchester City që kanë patur më shumë ndeshje në dispozicion, respektivisht 21 dhe 23.

Pol Pogba kryeson në renditjen virtuale të stiluar nga ekspertët e statistikave. Francezi është mbi Nejmar me vetëm një ndeshje më shumë, ndërsa pas krahëve të tyre janë anësori i Augsburgut, Filip Maks, dhe futbollisti i Selta Vigos, Pione Sisto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA