Evitohet tragjedia, makina e policisë shkakton aksidentin – VIDEO

16/01/2018 22:28

Aksidentet në rrugë janë të shumtë, por duken si të pakuptimtë kur burim për shkaktimin e tyre janë mjetet e policisë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Champoton të Meksikës.

Në pamje dallohet një automjet që ka ndaluar në kryqëzim, e në pritje të dritës jeshile për të vijuar rrugën, kur në këtë moment pas saj vjen me shpejtësi një makinë e policisë që e shton të kalojë kryqëzimin.

Por në krahun tjetër, duke pasur të drejtën e lëvizjes, po vinte me shpejtësi një autobot i mbushur me naftë, i cili thuajse shkatërroi mjetin që kishte ndaluar.

Fatmirësisht gjithçka u mbyll vetëm me disa lëndime, jo serioze për jetën, të shoferit të automjetit të ndaluar. Por kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja edhe me të rënda, pasi një manovër e gabuar e drejtuesit të autobotit mund të shkaktonte çarja te depozitës e për rrjedhojë mund të provokohej edhe shpërthim i lëndës djegëse.

Top Channel