Donald Trump është damkosur si një racist i përbetuar dhe i turpshëm, pasi u raportua se përshkroi kombet afrikane, bashkë me Haitin dhe El Salvadorin, si vende të ndyra, ndërsa vuri në dyshim pse kaq shumë prej qytetarëve të tyre janë lejuar të hyjnë në Amerikë.
Diplomatët amerikanë në shumë vende të botës u thirrën nga qeveritë vendase për të dhënë sqarime, ndërsa bota ende nuk po beson dot se presidenti i Amerikës mund të bëjë komente të tilla në takime publike.
Përmes një deklarate të fortë publike, OKB-ja tha se ishte e pamundur që fjalët e Trumpit të cilësohen ndryshe, ndërsa Vatikani i kritikoi ato si të ashpra dhe fyese.
Për 55 kombet e Unionit Afrikan, fjalët e Trumpit ishin qartësisht raciste dhe një furi diplomatike përfshiu kontinentin afrikan drejtuar Shteteve të Bashkuara.
Trump nuk u përpoq fillimisht që të kundërshtonte raportet, por ku pa zjarrin e ndezur nga fjalët e tij, nguli këmbë se nuk kishte përdorur terma ofendues.
Por senatori demokrat Dik Durbin, i cili ishte i pranishëm në takimin me presidentin, tha se raportet ishin të sakta. Durbin tha se temri i përdorur nga Trump ishte i ndyrë dhe sipas tij, presidenti e përdori disa herë atë drejtuar vendeve afrikane.
Si zakonisht, pas komenteve të gabuara të Trumpit, departamentet amerikane kanë nisur përpjekjet për t’i ndrequr, por dëmi si zakonisht është bërë.
Top Channel