“Ke gjithë këtë bukuri, por je bosh. Askush nuk vdes për ty.” Me këtë shprehje nga Princi I Vogël I autorit Antonie De Saint Exupery shpërfaqet ekspozita “Tani Tani Tani” e artistes suedeze Mia Enell.

Një ekspozitë që ndërthur vizatimet dhe pikturat e saj, në dukje naive, por thellsisht psikologjike. Artistja ka shumë shpirt dhe ndjeshëmri në këto punë, por ashtu sic mund të ndiejë një nordike.

“Nëse shikoni punët e mia e kuptoni që ato janë të gjitha individuale, dhe ka një fokus linje të pastër në këto punë. Por nuk është e njëjta pikturë e përsëritur sërish e sërish e sërish”, thotë Mia Enell, artiste pamore.

Enell ka dashur të theksojë më shumë se gjithcka marrëdhënien e saj me kohën. “Provo çdo ditë të jetosh momentin. Çka është një sfidë. Dhe mendoj cdo ditë sa e cmuar është jeta. Nëse nuk e kuptojmë që jetën nuk e kemi përgjithmonë, momentet do të ikin pa u vlerësuar”, vijon ajo.
Punët e saj janë eksperiencat personale dhe të shoqërisë e njerzve që e rrethojnë. Edhe pse duken fëminore, skica t e saj kanë shqetësimet e një bote aspak misterioze. Edhe këtu ajo e gjen frymëzimin krijues.

“Tirana është një qytet shumë i veçantë dhe mendoj që ka poezi në këtë tokë”, thotë Mia.

Në fund kuratori Genti Gjiloka nxjerr në pah pyetjen që kuptohet nga kjo artiste. Pse gjërat janë kështu dhe jo ndryshe? Dhe për këtë duhet të shkosh përtej sipërfaqes ashtu si tek Princi i Vogël.

“Ashtu si puna e Mias, e cila është e hapur në një shumllojshmëri mënyrash, ashtu do të doja edhe unë që këto lloj shprehjesh ta merrnim dhe ta kuptonim që jeta është shumë më e thellë se sa thjesht sipërfaqja”, thotë Gjiloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA