Shtëpia më e shtrenjtë në botë

18/12/2017 11:33

Ajo ishte shitur në vitin 2015, por fshehtësia e identitetit të blerësit të saj është ruajtur me fanatizëm. Publiku i gjerë, vetëm tani ka mundur ta mësojë se cili është njeriu që bleu dy vite më parë shtëpinë më të shtrenjtë të botës.

Pronari i “pallatit-kështjellë” të ndodhur në perëndim të Parisit, një godinë e ndërtuar së fundi, por që i ngjason një strukture të shekullit të XVII, vetëm se të pajisur me një pishinë luksi e kinema, është Princi saudit i Kurorës, Mohammed bin Salman.

Pallati mësohet të ketë kushtuar 300 milionë dollarë. Ai ishte më i fundit i një serie blerjesh të këtij niveli të faturuara nismëtarit të fushatës së gjerë antikorrupsion dhe përpjekjeve për modernizimin e monarkisë së Gjirit Persik.

Fshehja e pronësisë u tentua me të gjitha mënyrat, përfshirë përdorimin e dy të ashtuquajturave “kompani guacka”, megjithatë një raport i “New York Times” e konfirmoi se kështjella e ditëve tona i takon pikërisht princit 32-vjeçar.

Autoritetet saudite nuk kanë bërë deri tani asnjë koment mbi shkrimin e gazetës prestigjioze amerikane, i cili vjen në vazhdën e një investigimi të faqes franceze të internetit “Mediapart”, në muajin korrik, që e identifikonte gjithashtu blerësin misterioz si Mohammed bin Salman.

Në kohën e shitjes së saj, “Chateau Luigji i XIV”, shatërvanët e së cilës mund të kontrollohen në distancë me “iPhone”, theu rekordet si shtëpia më e shtrenjtë e globit.

Nga jashtë, ajo duket si një kështjellë e shekullit të XVII, e ndërtuar në stilin e Pallatit të Versajës së ndodhur aty pranë, por në fakt është një ndërtesë e re, fasada antike e së cilës fsheh – veç të tjerash – edhe një dhomë transparente nënujore, kopshte të mrekullueshme, ambiente të zbukuruara me flori dhe tavane të pikturuara me afreske.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA