Meta dekoron Visho Ajazin: SHISH ka bërë detyrën dhe në presionin e politikës

18/12/2017 14:31

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ish drejtorit të SHISH-it, Visho Ajazi Lika.

Lika vlerësohet për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës.

Gjatë ceremonisë Presidenti Meta theksoi se Shërbimi Informativ ka bërë detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe patriotizëm dhe në kushte mjaft të vështira, shpesh edhe nën presionin e politikës.

Forcimi i pavarësisë, integritetit dhe profesionalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror është domosdoshmëri për të forcuar jo vetëm stabilitetin e sigurisë kombëtare të vendit, por edhe për të forcuar aftësitë e Shqipërisë për të eksportuar në vendet fqinje dhe partnere më shumë siguri e sa më pak probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA