Mbreti i fundit “rikthehet” në Itali

18/12/2017 10:43
Mbreti i Italisë, Viktor Emanuel III, me Adolf Hitler dhe Benito Mussolini në qendër të Romës, 1941.

Eshtrat e Viktor Emanuellit III, i cili mbretëroi në Itali përgjatë dy Luftrave Botërore dhe vdiq në ekzil në vitin 1947, u kthyen nga Egjipti në atdhe të dielën për t’u rrivarosur në mauzoleumin familjar në Torino. Edhe eshtrat e bashkëshortes së tij, Mbretëreshës Elena, gjithashtu u rikthyen në Itali dhe do të vendosen në të njejtin vend. Ajo ndërroi jetë në vitin 1959 dhe eshtrat e saj ndodheshin në Montpelier, Francë.

Mbretërimi 46-vjeçar i Viktor Emanuelit, i cili nisi në vitin 1900 pas vrasjes së babait të tij, Umberto I, përfshin edhe sundimin fashist në vend në drejtimin e diktatorit Benito Mussolini. Ai është kritikuar për lejimin e marrjes së pushtetit nga Mussolini në vitin 1922 dhe për largimin nga Roma në vitinn 1944 për të shmangur ushtrinë pushtuese gjermane.

Monarku abdikoi në vitin 1946 duke ia lënë fronin djalit Umbero II në një përpjekje për të shmangur referndumin popullor për të vendosur nëse vendi do të mbetej Monarki apo të bëhej Republikë. Pasi italianët zgjodhën këtë të dytën, Viktor Emanulli u largua në ekzil në Aleksandri, Egjipt, ku edhe ndërroi jetë një vit më pas.

Kushtetuta italiane e pasluftës ndalonte të gjithë trashëgimtarët meshkuj të familjes Mbretërore të Savoiës që të shkelnin në vend për shkak të mbështetjes për Mussolinin, pengesë që u shfuqizua në vitin 2002. Nipi i Umbertos II, Emanuele Filiberto, tha për mediat italiane se besonte që vendi i duhur për eshtrat e ish-Mbretit ishte Panteoni në Romë.

FOTO GALERI
2/7
Mbërritja në Shqipëri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA