Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse, policit të Kriminalistikës i vendoset tritol në makinë

15/10/2026 21:08

Një shpërthim me lendë plasëse ka tronditur Shkodrën mbrëmjen e sotme.

Siç raporton gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, shpërthimi ka ndodhur në unazën perëndimore të qytetit dhe i është vendosur një makine.

Mjeti është në pronësi të policit të Kriminalistikës, Ardjan Bacina.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, por nga shpërthimi është dëmtuar dera e banesës.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Rreth orës 20:50, në lagjen “Guerrile”, automjeti i shtetasit A. B., punonjës policie, i parkuar në rrugë, para banesës, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Top Channel