“Ikea”, nën hetim edhe nga Komisioni Europian

18/12/2017 17:42

Komisioni Europian do të hapë një hetim gjithëpërfshirës për strukturën e taksave të kompanisë “Ikea”.

Sipas Komisionit, biznesi holandez i “Ikea”-s, një prej dy divizioneve të gjigantit suedez, mund të ketë pasur avantazhe të pandershme për taksat në Holandë.

Komisionerja europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager tha se, të gjitha format, të mëdha apo jo, duhet të paguajnë taksa të drejta.

BE-ja do të hetojë nëse taksat e “Ikea”-s kanë shkelur rregullat europiane për ndihmën shtetërore. Sipas ligjeve të unionit, shtetet anëtare nuk mund t’i japin përfitime përzgjedhëse disa kompanive dhe të tjerave jo.

Komisioni tha se është i shqetësuar që dy vendime specifike të qeverisë holandeze për taksat mund t’i kenë krijuar “Ikea”-s një avantazh të padrejtë, krahasuar me kompanitë e tjera.

Lëvizja e BE-së është e fundit në një seri masash të ngjashme për marrëveshjet e taksave mes vendeve të BE-së dhe kompanitë shumëkombëshe.

“Ikea” dhe Holanda e kanë mirëpritur hetimin, pasi nuk kanë kryer asnjë veprim të gabuar. Sipas medieve, Komisioni dyshon se “Ikea” dhe Holanda bënë dy marrëveshje taksash për spostim të licencave në vende si Luksemburgu dhe Lihtenshtajni, që kompania të paguante shumë më pak taksa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA