Supozohej që ndeshja e së martës, kundër Pordenones që luan në Serie C, Interi të zhvillonte një seancë stërvitore dhe ta fitonte lehtësisht, por nuk ndodhi kështu.
Fatmirësisht zikaltrit u kualifikuan për në fazën e ardhshme të Kupës së Italisë. Por kjo erdhi vetëm pasi miqtë që militojnë në Serie C të gabonin nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që Interi të vijonte me tej pas fitores 5-4 pas gjuajtjeve të penalltisë, pasi 120 minuta lojë nuk mjaftuan për Interin që të shënonte.
Por Spallettika marrë në mbrojtje lojtarët, duke marrë tërësisht përgjegjësinë mbi vete. “Gabova unë, bëra tepër ndryshime” shprehet Spalletti, tepër i qetë, kjo edhe për faktin se fati u buzëqeshi zikaltërve nga pika e bardhë e penalltisë.
E ndërsa Pordenone i përket të shkuarës, shqetësimi për Spallettin duket se është ndeshja e radhës në Seria A, ajo kundër Udinezes.
Edhe përse diferenca në shifra këtë sezon është tepër e madhe, frulianët janë një ekip tepër i rrezikshëm, e për trajnerin zikaltër nuk duhet gabuar në asnjë moment, aq më pak kur diferencat me Napolin e Juventusin ndjekës janë 1 dhe 2 pikë.
“Kjo Udineze ka forcë dhe kualitet. Po më lë pagjumë. Por kam besim të madh tek Interi”, ka deklaruar Luciano Spalletti
Top Channel