Në rrugët e reja por dhe ato ekzistuese të Tiranës po reflektohen të njëjtat parametra si bulevardet evropiane, ku mendohet për hapësirat që respektojnë ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë dhe për kalimtarët dhe biçikletat.

Bashkia e Tiranës në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i dhënë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore.

Përdoruesit e biçikletave kanë tashmë vendin e tyre për të kaluar edhe tek Bulevardi Zogu i Parë. Një e kuqe e bukur, ngjyrë e flamurit, shtrihet përgjatë gjithë Bulevardit, i cili me siguri do të përdoret shumë edhe nga blogerët apo të apasionuarit pas fotografisë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA