Japonia i përgjigjet kërcënimit të Koresë së Veriut

08/12/2017 17:15

Për t’iu përgjigjur kërcënimeve gjithnjë e në rritje të Koresë së Veriut, Japonia duket e vendosur të blejë raketa ajrore sulmuese edhe pse janë në shkelje të kushtetutës së saj, që parashikon përdorimin e forcës vetëm në mbrojtje.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Mbrojtjes së Japonisë, Itsunori Onodera, i cili tha se ministria do të kërkojë një buxhet të posaçëm që nga viti i ardhshëm për të blerë raketa me rreze të gjatë veprimi.

Plani i Ministrisë së Mbrojtjes në Japoni është blerja e raketave ajrore prej 560 milionë dollarësh nga firmat amerikane, si dhe raketa nga Norvegjia që do të arrinin në 310 milionë dollarësh.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA