“Ping pong” me “Audin”

07/12/2017 18:12

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën dhe ja ka deleguar Prokurorisë së Elbasanit ngjarjen tek tregu ushqimor i këtij qyteti, ku u godit makina e ish-nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafit gjatë shoqërimit të një tjetër mjeti të bllokuar nga policia.

Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmuan se pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera rezultoi se në këtë ngjarje nuk ka asnjë element të veprës penale të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.

Në këto rrethana, Prokuroria e Krimeve të Rënda ja delegoi çështjen Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar më tej hetimet. Ngjarja e fundit të shtatorit të këtij viti u pasua me një furtunë të vërtetë në drejtorinë e policisë së Elbasanit, drejtuesit e së cilës u transferuan apo u liruan nga detyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA