Perandori i Japonisë abdikon në prill të 2019-s

01/12/2017 12:04

Perandori popullor i Japonisë Akihito do të tërhiqet në 30 prill të 2019-tës duke u bërë monarku i parë që abdikon nga posti në 2 shekuj.

Vendimi u njoftua nga kryeministri Shinzo Abe të premten pas një mbledhje me kabineti qeveritar dhe panelin mbretëror. Momenti i abdikimit u bë subjekt i një debati në Japoni.

Këshilli perandorak i përbërë nga Abe, ligjvënës dhe pjesëtarë të familjes mbretërore u mblodhën të premten për të caktuar datën e tërheqjes.

Abdikimi i Akihitos do të shënojë fundin e epokës Heisei. Princi i kurorës Naruhito, i cili ka trashëguar tashmë disa prej detyrave të babait të tij, do të marrë fronin në 1 maj të 2019-tës, kur edhe do të nisë një epoke e re perandorake. Akihito, i cili i është nënshtruar një operacioni në zemër e që është trajtuar për kancer në prostatë ka qenë në fronin e Japonisë që prej vdekjes së të atit Hirohito në 1989-n.

Në një fjalim të rrallë për kombin vitin e kaluar 83-vjeçari tha se ishte i shqetësuar se mund ta kishte të vështirë të përmbushte angazhimet për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, në atë që u pa si dëshirë për abdikim.

Simpatia popullore për të u rrit dhe qeveria japoneze aprovoi këtë vit një projektligj që do të lejonte tërheqjen e tij.

Top Channel