Spektakli nuk mungoi në mbrëmjen e radhës së NBA edhe pse në kalendar ishte parashikuar zhvillimi i vetëm 5 ndeshjeve.
Në Quicken Loans Arena, Cleveland arriti të fitojë ndaj Miamit me rezultatin 108-97 duke regjistruar suksesin e nëntë radhazi në këtë sezon të rregullt. ndërsa për skuadrën nga Ohio gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për yllin e saj, LeBron James.
‘The King’ e pa veten të përjashtohej nga parketi i lojës pas një përplasjeje me arbitrin për një faull që nuk u akordua nga ky i fundit, diçka që ndodh për here të parë në karrierën e basketbollistit. Për Cavaliers rolin e liderit e mori Kevin Love që ishte i papërmbajtshëm në parket teksa e mbylli këtë ndeshje me 38 pikë të shënuara
Minnesota bie në shtëpinë e saj ndaj Washingtonit 89-92 duke regjistruar humbjen e 4 në 6 ndeshjet e fundit. Momenti vendimtar i kësaj sfide u shënua në 25 sekondat e fundit të saj kur Otto Porter i dha mundësinë Washingtonit të parakalojë në rezultat skuadrën e Timberwolves që mesa duket e ndjeu mungesën e liderit të saj John Wall, ndërkohë që Bradley Beal nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Në ndeshjet e tjera, thellohet akoma më shumë kriza e Chicago bulls që humbi edhe ndaj Pheonix 99-104 duke shënuar disfatën e 11 në 12 ndeshjet e fundit, Milwaukee fitoi me lehtësi ndaj Sacramentos 112-87, ndërsa Denver u dorëzua përballë Utah Jazz pasi i mposht 77-106.
Top Channel