Sërish Mercedes, edhe në garën e lamtumirës së sezonit – (NOTAT)

27/11/2017 12:40

Formula 1 uli siparin e një sezoni emocionues, me garën e fundit në Abu Dhabi që dukej më shumë si një paradë: me Mercedes triumfatore, Ferrarin që shëtit e pafuqishme për të mundur ‘Shigjetat e Argjendta’, por edhe me lamtumirën e brazilianit Massa, këtë herë prej vërteti.

Mercedes e dominoi fundjavën në Emiratet e Bashkuara me finaldezin Bottas, që mori pole position, fitoi garën në një duel të sforcuar me Hamilton, por vendosi edhe xhiron më të shpejtë të ditës. Përpjekjet sporadike të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen treguan sërish limitet që ka ‘kokëkuqja’ për të luftuar titullin kampion.

Cili është vlerësimi i mediave për garën e fundit të sezonit? Më poshtë notat:

FOTO GALERI
2/11
Massa 8.5 Felipe e mbyll karrierën me një garë në zonën e pikëve: ikën nga F1 një person shumë i mirë, një pilot pothuaj kampion bote, që ka fituar dhe ka vuajtur

Top Channel