Christian Horner ishte ai që drejtoi Red Bullin për shumë kohë dhe bëri që kjo skuderi të dominojë në Botërorin e Formula 1, por që nga sezoni i kaluar ai është detyruar ta shohë veten thjesht si një spektator i këtij kampionati.

Në fakt dëshira për t’u kthyer nuk është shumë e fortë, por është një skuderi për të cilën ai do të bënte një përjashtim; Ferrari.

‘Për 21vjet kam qenë në bokset e garave dhe në këtë fazë të jetës sime nuk e ndjej të nevojshme që të kthehem-tha Horner për ‘The Times’ me rastin e prezantimit të autobiografisë së tij ‘Drive’-ka vetëm një skuadër për të cilën do të bëja një përjashtim duke hequr dorë edhe nga pjesëmarrja si aksionet. Ferrari është realiteti më i madh në Formula 1, është ëndrra’

Christian Horner u shkarkua verën e kaluar nga Red Bull për sjellje jo të përshtatshme ndaj një asistenteje, por në paddockun e Formula 1 emri i tij vijon të qarkullojë.

‘Nëse edhe pas 14 muajsh larg Formula 1, flitet ende për mua, do të thotë se nuk isha dhe aq shumë jopopullor-shtoi Horner. Frederic Vasseur u paralajmërua.

Top Channel