Formula 1/ Kualifikueset në Azerbajxhan, Antonelli përplaset me murin, Russell fiton pole position
George Russell mori një fitore të madhe në Baku, në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1 në Azerbajxhan.
Piloti britanik i Mercedes e mori që në fillim kryesimin e garës të cilën arriti ta dominojë deri në fund duke iu rezistuar dy hyrjeve të Makinës së Sigurisë dhe sulmeve të Max Verstappen që u rendit në vendin e dytë ndërkohë që podiumin e plotësoi piloti tjetër i Red Bull, Isack Hadjar, i rikthyer në pistë pas dëmtimit të pësuar në kyçin e dorës.
Në vendin e katërt u pozicionua Charles Leclerc me Ferrarin ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Leëis Hamilton u rendit në vendin e 6. Mes dy Kokëkuqeve italiane u vendos Andrea Kimi Antonelli në vendin e pestë, me pilotin italian që ashtu si në Monza u detyrua të bëjë një sërë parakalimesh duke qenë se e nisi garën nga vendet e fundit.
Zhgënjeu totalisht në këtë garë Lando Norris që u tërhoq nga gara pasi u përfshi në një aksident mes sy makinave Alpine të Gaslu dhe Colapinto, ndërsa piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri u rendit në vendin e 14.
Pas Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, klasifikimi i përgjithshëm për pilotë kryesohet nga Andrea Kimi Antonelli me 302 pikë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, George Russell me 236 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Leëis Hamilton me 199 pikë të grumbulluara. Përsa i përket renditjes për Konstruktorë, Mercedes është i qetë në krye me 538 pikë, i ndjekur nga Ferrari me 378 në vendin e dytë dhe McLaren në të tretin me 306 pikë.
Top Channel