Bisedimet për klimën, Gjermania model. Kina, SHBA dhe India, problem

18/11/2017 13:52

Bisedimet e OKB-së mbi klimën në Bonn të Gjermanisë shënuan disa hapa të vegjël, por domethënës përpara.

Pyetjet e mëdha mbi reduktimin e emetimeve të gazit karbonik vazhdojnë të mbeten pa përgjigje, por takimi arriti progres në raport me çështjet teknike e delegatët ishin të kënaqur që rregullat e “Marrëveshjes së Parisit” më në fund po marrin formë edhe në praktikë.

Ajo çfarë evidentoi konferenca botërore e klimës është se qymyri po shndërrohet gradualisht në njërin prej problemeve më të mëdha, e sidomos në Gjermaninë e konsideruar si model në drejtim të mjedisit.

Në këtë temë, grupet ekologjike e vunë gishtin në plagë. Asnjëherë tjetër nuk është folur kaq shumë për energjinë e qymyrit në një takim të këtij lloji, sesa në Bonn. Kjo lloj energjie vazhdon të përdoret në Kinë, në Indi, në SHBA, e pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të avancuar me energjitë e rinovueshme, nga qymyri nuk ka hequr dorë as Gjermania, që si vendi organizator i konferencës sivjet u përball edhe me pyetje të pakëndshme.

Kompanitë amerikane bërthamore dhe të qymyrgurit organizuan një prezantim, ku argumentonin se lëndët djegëse fosile duhet të jenë një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së problemit të temperaturave në rritje.

“Përdorimi i fjalës optimizëm pas kësaj konference do të ishte i tepruar, – thonë korrespondentët e huaj, – por Bonni i avashtë përcolli si padashur mesazhin e thjeshtë se çfarë mund të arrihet, nëse politikanët mund t’i shohin më shpejt nga sa pritet përfitimet e një bote që zhvendoset drejt teknologjisë së pastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA