Edhe pse humbja në Laç e nxjerr jashtë të gjitha parashikimeve Partizanin, trajneri Starova ka ende shumë optimizëm. Trajneri i të kuqve mendon se në Laç skuadra reagoi mirë vetëm për 45 minuta, ndërsa ka pranuar për herë të parë me zë të lartë se Partizani është në krizë.

“Pjesa e parë ishte e pëlqyeshme. Kundërshtari i fortë, terreni dhe era na e vështirësuan lojën. Mora përgjigje pozitive nga pjesa më e madhe skuadrës, por aty ku ne folëm më shumë në pushim, pësuam një gol, pas një gabimi kolektiv. Skuadra më pas pati shumë nervozizëm. Dhe pashë shumë gabime teknike, të cilat do ti analizojmë. Skuadra nuk është në moralin e duhur. Humbën një 3 pikësh, por do luftojmë gradualisht për të dalë nga gjendja dhe jemi të përkushtuar. Është fakt, që jemi në krizë, por forcën do ta gjejmë brenda. Skuadra nuk duhet të lëshohet vetëm me një gol të pësuar. Duhet të punojmë shumë psikologjikisht. Prisja maksimumin, por pjesa më madhe e skuadrës nuk ma dha”, deklaroi trajneri i ri të kuqve.

Sipas Starovës skuadrës i ka humbur plotësisht besimi dhe shoku psikologjik po e dëmton më shumë.

“Kemi përveshur mëngët për të gjetur anët negative që ka skuadra dhe individi, sepse kjo është rruga për të shkuar përpara. Skuadra ka shumë vështirësi. E kuptoj terrenin dhe erën, por ne na mungoi shpirti i garës, por edhe skuadra ka një rënie të madhe psikologjike”, tha Starova.

Përballja e radhës për të kuqtë është ndaj kampionëve të Kukësit dhe Starova kërkon që skuadra të shprehet në fushën e lojës, njësoj siç edhe gjatë javës në stërvitje.

“Ne kemi ndeshjen e radhës me Kukësin dhe kemi vetëm një rrugë, të vazhdojmë të bashkuar të eliminojmë të metat. Sot prisja që skuadra të bënte më mirë, sepse kemi punuar mirë gjatë javës , por nuk ja dolëm. Do punojmë me këtë grup për këto 6 ndeshje dhe më pas do të shikojmë. Doja sot që titullarët të kishin rendiment më të mirë. Mora përgjigje shumë të mirë nga stërvitja, duke i bërë të mendojnë që mundësitë janë. Po flas për skuadrën që kam në dispozicion. Kishi këtë mendim për mënyrën e lojës dhe zgjedhjet”, përfundoi Starova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA