Një amerikane fiton Maratonën e Nju Jorkut pas 40 vitesh
06/11/2017 11:37
Shalane Flanagan u bë femra e parë amerikane në 40 vite që fiton Maratonën e Nju Jorkut.
Medalistja olimpike la pas kenianen Mary Keitany, duke e prerë në lot vijën e finishit.
“Është një moment i papërshkrueshëm. Do të përpiqem ta shijoj sa më shumë. Ky është momenti që kam ëndërruar në fëmijëri”, tha Flanagan.
Amerikania e fundit që kishte fituar Maratonën e Nju Jorkut ishte japonezo-amerikania Miki Gorman, e cila ishte 42 vjeç kur fitoi këtë maratonë në vitin e largët 1977.
Top Channel