“Zombit” kundër tërmetit, marshimi bamirësie

05/11/2017 13:30

Qindra “zombi” vërshuan në rrugët e qytetit të Meksikos të shtunën, këtë herë jo për të tmerruar, por për të ndihmuar viktimat e tërmetit në vendin që ende po vajton rreth 500 të vdekurit e lëkundjeve shkatërruese të shtatorit.

Me kostume e maska të frikshme, turma e të pavdekshmeve u mblodh në monumentin e Revolucionit në kryeqytetin meksikan përpara se të marshonte në sheshin ikonë të Zocalo-s.

Pjesëmarrësit në të ashtuquajturin ‘marshimi i zombive’, që zhvillohet për të 10 vit, ndihmuan në mbledhjen e ushqimeve të konservuara për viktimat e termeteve vdekjeprurëse.

Lëkundjet më të dhunshme në më shumë se 3 dekada, që shkatërruan dhjetra banesa e vranë qindra vetë nuk e dobësuan ushtrinë “zombie”. Pjesëmarrësja Maria Shazadi tha se ishte e lumtur që marshimi po zhvillohej për një kauzë të tillë.

“Kaluam vërtet shumë mirë dhe mendoj se mbledhja e ushqimeve për viktimat e tërmetit ishte një ide e shkëlqyer. Kështu, përse të mos merrnim pjesë”, thotë ajo.

Fenomeni marshimi i “zombive” nisi në Sakramento të Kalifornisë në 2001-shin. Që atëherë eventi është përhapur në qytetet më të mëdha rreth botës, përfshirë Nju Jork, Buenos Aires, Bogota, Singapore, Sao Paulo dhe Frankfurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA