Giffoni Shqipëria Film Festival arriti në Edicionin e 12-të. Duke e shndërruar këtë në edicionin e fundit të Giffoni Festival, e duke i hapur rrugën që prej 2018 një projekti ambicioz. “Drejt Giffoni 2020” po përgatit trashëgiminë.
“Kemi krijuar tani një fushë,një terren për të shkuar më tej, pra, flitet që në 3 vitet e ardhshme ne të kemi mundësinë që nga ky kontigjent i këtyre të rinjve që do të jenë dhe juria më e mirë të zgjedhim dhe njerëzit që nesër do të punojnë për kinemanë, për teknologjinë. Për këtë arsye kemi tentuar dhe e kemi çuar Giffoni jo vetëm në Tiranë, po në 5 qytetet kryesore, si Shkodër, Durrës, Elbasan, deri në Pogradec, Korçë”, tha Namik Ajazi.
Përfshirja e elementëve të rinj dhe evidentimi i brezit të ardhshëm të krijuesve, nëpërmjet një pakete idesh është baza dhe qëllimi i “Drejt Giffoni 2020”.
“Jemi në pritje per t’u riparë në 20 deri në 24 nëntor, ku do t mbyllet në mënyrë përfundimtare një epokë. Kjo shpjegon pse sipër markës Giffoni nuk shkruhet më festival, por shkruhet eksperiencë. Ne jemi shndërruar në një objektiv i specializuar që shikon, analizon e studion jetën, sjelljet apo rritjet kulturore dhe sociale të të rinjve”, thotë Claudio Gubitosi, krijuesi e drejtori artistik i Giffoni.
Për kineastët është me rëndësi të madhe krijimi i një brezi që e duan kinemanë dhe rriten me të, prandaj edhe Giffoni Shqipëria Film Festival ka propozuar që filmi të futet si lëndë mësimi në shkolla.
Top Channel