Një vit më shumë kohëzgjatje në kontratë dhe 2 milionë euro në zezon: Eder rinovon dhe merr besimin e Interit deri në vitin 2021. Tratativat e filluara prej javësh kanë përfunduar me sukses dhe Interi blindon një prej futbollistëve më të vlerësuar të skuadrës.
Pasi fitoi më parë besimin e trajnerit Spalletti, duke vendosur veton për të mos e larguar në merkaton e verës drejt Zenitit, sulmuesi me origjinë braziliane ka bindur edhe drejtuesit e klubit që kanë konkluduar duke i dhënë edhe një vit më shumë në kontratën aktuale.
Edhe pse ai e di që do të jetë një hije e kapitenit Icardi, ai e ka gjetur vetë hapësirën, me shumë punë dhe qetësi. Dhe jo vetëm kaq, ai me shumë mundësi është një nga ata që ka fituar edhe një vend për skuadrën që do të përfaqësojë Italinë në botëror(në rast kualifikimi).
Top Channel