“Netët e Muzeut”, një cikël leksionesh mbi Bankën e Shqipërisë, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohura nga fusha të ndryshme, është mënyra që ky institucion kishte zgjedhur për të kremtuar 2-vjetorin e çeljes së Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Elisabeta Gjoni, zëvendësguvernatore e Parë, tha: “Netët e Muzeut” nënkupton leksione të njerëzve të spikatur në fusha të ndryshme në forme leksioni të hapur për publikun, për të sjellë kuriozitete, njohuri të ndryshme që paraqitjen e objekteve tona ta pasqyrojmë me një forum teorik, të kemi një forum diskutimi. Kjo do t’i shërbejë jo vetëm komunikimit dhe një lidhjeje më të afërt me publikun, por nga ana tjetër na pasuron shumë dokumentacionin e muzeut”.

Si një prej koleksionistëve dhe studiuesve te historisë shqiptare, Artan Lame çeli siparin e këtyre leksioneve: “Vetë qarkullimi monetar në trojet shqiptare nuk fillon me Turqinë. Është shumë më i vjetër, që nga antikiteti e deri aty ku na gjetën turqit. Nga shekulli XIV, në trojet shqiptare monedha me kurs ligjor është monedha bizantine, e shoqëruar nga monedhat sipas zonave të influencës dhe zonave të sundimit. Flitet vetëm për monedha të gjetura në Shqipëri, kështu që edhe fluksi i tyre të jep edhe një fluks të vetë qarkullimit monetar në trojet shqiptare”.

Cikli “Netët e Muzeut” do të vijojë të zhvillohet deri në fund të vitit 2017, por edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA