Elisa Spiropali dhe Blerina Gjylameti janë dy emrat që do të zëvendësojnë Saimir Tahirin në dy postet e rëndësishme që mbante në Partinë Socialiste para shpërthimit të dosjes “Habilaj”.
Kryesia e socialistëve, e mbledhur këtë të martë ka vendosur që Spiropali të mbajë postin e koordinatores kombëtare për bashkëqeverisjen me qytetarët, ndërkohë që Blerina Gjylameti do të drejtojë degën më të madhe të partisë; atë të Tiranës.
Këto dy vendime të Kryesisë u njoftuan nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
“Për të vazhduar punën intensive dhe shumë të rëndësishme për bashkëqeverisjen me qytetarët dhe po ashtu kryesia shprehu vlerësimin dhe besimin e madh që kolegia jonë Blerina Gjylameti të drejtojë degën e PS në Tiranë”, deklaroi Balla.
Top Channel