Humbja në fundjavë ndaj Lushnjes ka sjellë një furtunë të vërtetë brenda radhëve të ekipit të Teutës.
Një furtunë e nisur nga trajneri Gugash Magani, menjëherë pas ndeshjes, teksa deklaronte në konferencën për shtyp se jepte dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, me justifikimin se “fituan senatorët” e “djemve të detit”.
Një dorëheqje që, gjithsesi, nuk u pranua nga presidenti i Teutës, i cili pas mbledhjes së sotme me drejtuesit ka marrë edhe vendime drastike.
Njëri prej tyre ka të bëjë me largimin përfundimisht nga radhët e Teutës i lojtarit Albi Dosti, ndërsa për dy të tjerë, Ardit Hila dhe Njiaz Lena janë marrë masa administrative me gjobë.
E ashtu siç pritej, Gugash Magani është rikonfirmuar në krye të stolit, duke marrë besimin e plotë të drejtuesve të klubit.
Top Channel