KE, 118 mln euro kundër terrorizmit

19/10/2017 12:31

Komisioni Europian do të japë 118,5 milion euro për të ndihmuar qytetet e Europës të ruhen nga sulmet terroriste, ndërsa gjithashtu sugjeroi sesi vendet europiane mund të bëjnë me shumë për të reduktuar shitjen e materialeve me të cilat ndërtohen bomba.

Pas disa sulmesh në Europë, ku terroristët kanë përdorur makinat për të sulmuar këmbësorët, autoritetet kanë hasur vështirë të mëdha për të mbrojtur hapësirat publike pa prekur karakterin e hapur të qyteteve apo pa dëmtuar ndjeshëm buxhetet.

Komisioneri i sigurisë Julian King tha se propozimet e reja kanë si qëllim që t abëjmë më të vështirë kryerjen e sulmeve duke shtuar se propozimet janë mësime të marra nga vala e fundit e akteve terroriste.

BE ka miratuar rregullore për të ulur shitjen e subtancave që mund ët blihen lirshëm, por që përdoren për bomba. Gjatë sulmeve në Manchester në maj, në bruksel në 2016 dhe në parsi në 2015 u përdorën eksplozivë të tillë të bërë në mënyrë artizanale.

Por ekspertët thonë se propozimt dhe fondet e KE janë mjaft të kufizuara, pasi lufta ndaj terrorit duhet fituar me informacion dhe agjesivë të inteligjencës i bie barra kryesore.

Top Channel