Palltot, modelet që duhet të blini
09/10/2017 00:00
Vjeshta sapo ka nisur por dëshira jonë për të pasur një pallto të butë e të ngrohtë është në krye të listës. Cilat janë modelet “top” të vjeshtë-dimër 2017/18?
Trendet e pasarelave flasin qartë: prej disa stinësh modelet e gjata janë rikthyer në modë. Mjaftojnë një palë xhinse, një bluzë e madhe, dhe atlete për ta thyer disi. Sigurisht është edhe varianti “si veshje”, me detaje që bëjnë kontrast.
Nëse preferoni një model mbi gju, guxoni me ngjyrat. E kuqja është përfundimisht zgjedhja e duhur për t’iu larguar anonimatit, ndërsa ngjyrat pastel janë perfekte për ti dhënë pak ëmbëlsi ditëve të ftohta të dimrit. Ndiqni fotogalerinë për të krijuar ide.
Top Channel