
Lazio është në një situatë emergjente në repartin e mbrojtjes, pas dëmtimit të disa futbollistëve dhe drejtuesit po mendojnë të ndërhyjnë sa më shpejt për t’i lehtësuar punën trajnerit Inzaghi.
Futbnollistët pa kontratë janë mundësia e vetme, me të cilët mund të nënshkruash menjëherë, pa pritur janarin dhe emri i Lorik Canës filloi të qarkullojë gjatë ditës.
Mediat italiane e paraqitën si një mundësi reale, rikthimin e ish kapitenit të kombëtares shqiptare, te Lazio, ekip ku luajti për katër sezone, në vitet 2011-2015.
Por vetë Cana, duke folur për një Radio të Romës, mohoi çdo mundësi të rikthimit në futbollin e luajtur dhe tregoi planet e tij për të ardhmen.
“Nuk rikthehem më të luaj. E kam lënë futbollin që pas përfundimit të europianit dhe tani kam projekte të tjera. Aktualisht po drejtoj një organizatë për promovimin e sportit në Shqipëri dhe njëkohësisht po ndjek kualifikimet për trajner. Do të më pëlqente të drejtoja kombëtaren, por nuk është në planet e mia afatshkurtra”, u shpreh legjenda e kombëtares kuqezi.
Top Channel