Përplasen dy trena në Alpet zvicerane

11/09/2017 00:00

Të paktën 30 persona kanë mbetur te plagosur këtë të hënë si pasojë e përplasjes së dy trenave në një stacion në Alpet zvicerane, në fshatin Andermatt.

Në aksidentin e ndodhur pak para mesdite u përfshi një tren i kompanisë Matterhorn-Gotthard, i cili përbëhej nga lokomotiva dhe 4 vagonë, me të cilin udhëtonin 100 persona, duke u përplasur me një tjetër tren të ndaluar në stacion.

“Askush nuk ndodhet në gjendje kritike”, tha një zëdhënës i policisë në kantonin zviceran të Urit.

Fatmirësisht treni ishte duke lëvizur me një shpejtësi të ulët me vetëm rreth 20 kilometra në orë në momentin e përplasjes.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel