Putin flet për paqe me Ukrainën, presidenti i Rusisë: Ka një shans, SHBA dhe Kina mund të na ndihmojnë
Mosab Hassan Youssef, djali i një prej figurave themeluese të Hamasit dhe ish-informator i agjencisë izraelite të sigurisë Shin Bet, ka shkaktuar polemika të forta në Shtetet e Bashkuara pas deklaratave të tij kundër myslimanëve.
Gjatë një samiti hebreo-amerikan të zhvilluar fundjavën e kaluar në Los Angeles, Youssef mbajti një fjalim me tone të ashpra kundër myslimanëve, duke kërkuar largimin e tyre nga SHBA.
“Unë nuk dua myslimanë në Amerikë. Dilni që këtej, shkoni në gropat e pisllëkut nga keni ardhur dhe reformoni vendet tuaja”, deklaroi ai, duke u shoqëruar me duartrokitje nga një pjesë e publikut.
Në vijim, Youssef e ashpërsoi edhe më tej gjuhën e tij.
Son of Hamas “there is no room for Islamic dominance in the US.”
“Go back to the shit holes where you came from and reform your own countries.” pic.twitter.com/zZAOnCcw1T
— Stella Escobedo (@StellaEscoTV) August 31, 2026
“Nuk më intereson fare Kurani, profeti juaj dhe gjithë besimi juaj. Më neveritni”, tha ai.
Eventi u organizua nga një grup hebrenjsh ortodoksë dhe u mbështet nga organizata të mëdha pro-Izraelit. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, të cilët mbajtën fjalime gjatë aktivitetit.
Kush është Mosab Hassan Youssef?
Mosab Hassan Youssef është djali i madh i Sheikh Hassan Youssef, një prej themeluesve të Hamasit. Ai u rrit në Bregun Perëndimor dhe në moshë të re u rekrutua nga Shin Bet.
Sipas historisë së tij të bërë publike, Youssef bashkëpunoi me shërbimin izraelit për rreth 10 vjet, nga 1997 deri në 2007, duke ofruar informacione të rëndësishme.
Më vonë, ai u largua drejt Shteteve të Bashkuara, ku familja e tij e mohoi publikisht dhe ai u konvertua në të krishterë.
Historia e bashkëpunimit të tij me Shin Bet u bë e njohur gjerësisht përmes dokumentarit “Princi i Gjelbër” (“The Green Prince”), i publikuar në vitin 2014. Dokumentari trajtonte jetën e Youssef dhe marrëdhënien e tij me ish-oficerin e Shin Bet, Gonen Ben Yitzhak.
Sot, Youssef është një prej zërave më të ashpër kundër Hamasit dhe Islamit dhe shfaqet rregullisht në forume politike e publike në SHBA dhe Izrael.
Top Channel