Reali e nis me fitore mbrojtjen e titullit
21/08/2017 00:00
Real Madrid ka arritur një fitore të thjeshtë në transfertë ndaj Deportivo la Coruna, duke e nisur kështu me 3 pikë mbrojtjen e titullit kampion në Spanjë.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane fitoi 0-3 duke dominuar takimin, ndërsa golat u shënuan nga Bale (20’), Casemiro (27’) dhe Kroos (62’).
Në fundin e ndeshjes, Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që të humbasë ndeshjen ndaj Valencias, që do të luhet të dielën (22:15).
Top Channel