Tajvan, mësymje me shpatë samurai në pallatin presidencial

18/08/2017 00:00

Në një sulm të rrallë të këtij lloji për ishullin, një person ka mësyrë pallatin presidencial në Tajvan, duke përdorur një shpatë samurai të vjedhur nga një muze.

51-vjeçari mbante një flamur kinez në çantën e shpinës, e i tha policisë pas arrestimit se kishte zgjedhur këtë mënyrë për të shprehur pikëpamjet e tij politike.

Agresori plagosi një roje sigurie, që u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendjen shëndetësore tashmë e ka të stabilizuar.

Tajvani vetëqeveriset, por Pekini vazhdon ta konsiderojë një provincë renegate, e cila një ditë nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse t’i bashkohet pjesës tjetër të vendit.

Top Channel