Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon
Mario Mitaj po përjeton një nisje të pazakontë te Genoa, vetëm pak javë pasi iu bashkua klubit italian.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk është aktivizuar ende në kampionat, duke e parë nga stoli edhe ndeshjen e dytë radhazi.
Mitaj ishte në stol në sfidën e parë të sezonit ndaj Napolit, të cilën Genoa e humbi 0-2, por nuk u aktivizua në asnjë moment. E njëjta situatë u përsërit edhe këtë mbrëmje ndaj Lazios, ku mbrojtësi kuqezi sërish mbeti mes zëvendësuesve dhe nuk mori asnjë minutë.
Genoa pësoi një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 në transfertë ndaj Lazios, duke e nisur kampionatin me dy disfata.
Situata është disi befasuese për Mitajn, pasi Genoa e afroi gjatë merkatos së kësaj vere, me mbrojtësin shqiptar që shihej si një alternativë për krahun e majtë.
Në ndeshjen ndaj Lazios, emri i Mitajt ishte në listën e zëvendësuesve, por trajneri Daniele De Rossi nuk vendosi ta hedhë në fushë, edhe pse nuk i kurseu elozhet për të kur e transferoi.
Top Channel