Çifti nuk i reziston pasionit/ Dy të dashuruarit kapen duke kryer marrëdhënie seksuale në shkëmbinjtë e plazhit, rrezikojnë burgun

31/08/2026 08:38

Dy të dashuruarit u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në një shkëmb në Borgo Prino, përpara qindra pushuesve, mes tyre edhe fëmijë.

Policia u thirr nga pushuesit, ndërsa një efektiv jashtë detyrës ndërhyri i pari.

Vapa përvëluese e ditëve të fundit të gushtit nuk i ka penguar dy të dashuruar italianë që t’i dorëzohen pasionit, por zgjedhja e vendit dhe momentit mund t’u kushtojë shtrenjtë.

Çifti, një burrë dhe një grua në moshë të mesme, u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në publik, mbi një shkëmb në zonën e Borgo Prino, në provincën e Imperias, në Itali.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, ndërsa plazhi ishte i mbushur me qindra pushues që po shijonin të dielën me diell. Mes tyre ndodheshin edhe fëmijë, çka mund t’i rëndojë më tej pasojat ligjore për çiftin.

Ishin vetë pushuesit ata që vunë re skenën dhe njoftuan policinë. Pavarësisht thirrjeve dhe reagimeve nga plazhi, çifti nuk u ndal menjëherë.

Ndërhyrja e parë erdhi nga një polic jashtë detyrës, i cili ndodhej pranë zonës. Efektivi notoi drejt shkëmbit dhe u kërkoi dy të dashuruarve të ndërprisnin veprimin dhe të dilnin në breg.

Pas kësaj, çifti u vesh dhe u shoqërua nga një patrullë policie në komisariat, ku iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme.

Tashmë dy italianët përballen me pasoja të mundshme ligjore për akte të pahijshme në një vend publik.

Sipas raportimeve nga Italia, një shkelje e tillë mund të sjellë një gjobë që varion nga 5 mijë deri në 30 mijë euro.

Por situata mund të bëhet edhe më serioze, pasi prania e të miturve në vendngjarje mund të çojë në një vlerësim penal të rastit.

Në skenarin më të rëndë, çifti mund të përballet edhe me dënim me burg nga katër muaj deri në katër vjet, nëse autoritetet do të konsiderojnë se është kryer vepra penale në prani të të miturve.

Top Channel