Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme
Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë, duke u ardhur në ndihmë drejtuesit dhe shtatë familjarëve të tij. Të tetë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa skafi u tërhoq dhe u nxor në breg në Karpen.
Spille
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i japin ndihmë drejtuesit të një skafi dhe 7 familjarëve të tij, pasi mjeti rrezikonte të fundosej
Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej.
Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen.
Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e dhënë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.
Top Channel