Greqia forcon mbrojtjen ajrore, nënshkruan me Izraelin marrëveshja 3 miliardë euro për “Mburojën e Akilit”
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka mbërritur në Bishkek të Kirgistanit, ku do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Samiti zhvillohet më 31 gusht dhe 1 shtator dhe mbledh liderët e Kinës, Rusisë, Indisë, Pakistanit, Iranit dhe vendeve të tjera anëtare.
Gjatë vizitës së tij dyditore, Pezeshkian pritet të zhvillojë takime dypalëshe me kryeministrin indian Narendra Modi dhe drejtuesin e Pakistanit. Në axhendë është gjithashtu një takim me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa çështjet rajonale dhe marrëdhëniet mes vendeve pritet të jenë në fokus.
Pezeshkian do të mbajë fjalim në samitin e SCO-së, në një moment kur Irani po përballet me presion të shtuar nga SHBA-ja.
Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u themelua në vitin 2001 dhe sot përfshin 10 shtete anëtare, mes tyre Kinën, Rusinë, Indinë, Pakistanin dhe Iranin. Organizata fokusohet në bashkëpunimin politik, ekonomik dhe të sigurisë.
Top Channel