
Alfred Lela nuk e quajti një reagim të papritur kritikën e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit ndaj Lulzim Bashës për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.
Topalli dhe Imami shkuan deri aty sa në daljen për mediat kërkuar dorëheqjen e kryetarit të tyre.
“Duhet thënë që zonjat dhe zotërinjtë që u mblodhën sot, kanë dashur që prej fillimit dështimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Është e ndershme që ta pranojmë këtë”, thotë ai.
Sipas Lelës, lëvizja e tyre pikërisht tani bëhet në një moment kur e kanë kuptuar se Basha e ka marrë partinë dhe nuk mund të dështonte më.
“Kryengritja që nxorri kryet sot ishte lexim i pamundësisë së këtij grupi pas të kuptuarit që Basha nuk mund të dështonte më, pasi e kishte marrë Partinë Demokratike”, shtoi ai.
Sa u takon listave, Lela tha se ka disa njolla, por ajo provon, sipas tij që partia tashmë është e Bashës.
Top Channel