Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë
23/03/2017 00:00
Shorti i hedhur mesditën e së enjetes, përcakti dy çiftet për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Pas hedhjes së goglave, Tirana do të përballet me surprizën e këtij sezoni të Kupës, Besëlidhjen e Lezhës, ndërkohë që Skënderbeu do të përballet me Teutën.
Ndeshjet e para do të luhen më 5 prill, ndërsa ato të kthimit janë caktuar për në 19 prill. Skuadrat që do të kalojnë në finale do të përballen me njëra-tjetrën më 31 maj.
Në çerekfinale, Tirana eleminoi Kukësin, ndërsa Besëlidhja kaloi Flamurtarin. Ndërkohë, Skënderbeu kaloi Laçin dhe Teuta eleminoi Vllazninë.
Top Channel