Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025 Një roje sigurie është kthyer në një hero pas publikimit të pamjeve të një tentative grabitjeje të një banke. Grabitje e cila përfundoi me vdekjen e autorit.
Grabitësi serial, 34-vjeçari Laurence Turner, hyri në një Bankë në Illinois të SHBA-ve i maskuar dhe i armatosur.
Por ndërsa Turner drejtoj armën nga klientët, roja Brian Harrison nxorri pistoletën e tij dhe qëlloi ndaj autorit të grabitjes duke e lënë të pajetë.
Ngjarja ka ndodhur më 20 janar të këtij viti, por pamjet janë publikuar vetëm pas përfundimit të hetimeve nga ku rezultoi se 34-vjeçari kishte qenë edhe autori i 3 grabitjeve të tjera të pazbardhura.
Ndërkohë që Brian Harrison jo vetëm që nuk u ndëshkua për ngjarjen, por u përgëzua nga autoritetet për reagimin e shpejtë.
Top Channel