Marrëveshja SHBA-Iran, teksti i plotë prej 14 pikash. Teherani merr 300 mld dollarë, por zotohet se nuk do të prodhojë armë bërthamore Qindra persona kanë dalë në protesta kundër policisë në Los Angeles, pas një incidenti ku një efektiv, i cili nuk ishte në detyrë, shkrepi gjatë një konflikti me disa adoleshentë.
Pamjet e ngjarjes janë bërë virale përmes rrjeteve sociale dhe kjo ka shtyrë familjarë të adoleshentëve, por edhe persona të tjerë të dalin në protestë.
Në video shfaqet, një efektiv i policisë së Los Angeles, jo në detyrë, ndërsa po konfliktohej me një grup adoleshentësh, e po tërhiqte një 13-vjeçar, ka nxjerrë armën për t’i frikësuar, por aksidentalisht ai e shkrep atë.
“Mos qëlloni mbi fëmijët tanë”, ishin thirrjet më të shpeshta të protestuesve, që nuk ngurruan që t’u bllokojnë edhe rrugën makinave të policisë.
Raportohet se shkak i përplasjes fizike së efektivit me grupin e adoleshentëve ka qenë se këta të fundit po kalonin mbi oborrin e shtëpisë së tij.
Top Channel