Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Nga “street fighter” (Boksier rruge) në idhull të adoleshentëve. Nga këtu merr udhë një histori e gjatë këngësh, tekstesh dhe klipesh e reperit që vazhdimisht prodhon lajm.
Ca anglisht, ca shqip! Më pas shqipja dhe anglishtja që ngatërrohen aq shumë sa është e vështirë të kuptosh në fund të një këngë se ku fillon njëra dhe ku mbaron tjetra dhe se cili është mesazhi që këngëtari ka dashur të përçojë te fansat e tij.
Mesazhe pas asnjë kontekst social, ku të vetmet fjali që çojnë peshë zemrat e fansave janë ato me alkool, dhunë, seks, jetë nate dhe në fund një ‘ha ha kudo që shkojmë e çojmë venin n’hava’.
Mjaftueshëm për të kuptuar sesa vite dritë larg janë thelbit dhe mesazhit që Jim Morrison me “The Doors” përçonin me tekstet e tyre në mesin e viteve ‘70 duke sjellë një revolucion të vërtetë botëror në mënyrën e kuptimit të jetës.
Kush dëgjon sot Noizyn, Stresin, Cozmanin e me radhë, jo vetëm që s’kupton asgjë, por nuk mund të jetë as anarkist, pasi në thelb tekstet e këngëve të tyre janë mesazhe boshe për një rini që fatkeqësisht as vetë nuk e di se ç’është arti i vërtetë i sjellë nëpërmjet mesazhit të tekstit të një kënge.
E vetmja gjë që mund të kuptosh nga i quajturi art i tyre, është që inatet personale për ‘zogun’, madhësinë e kallashit dhe pistoletës, makinës luksoze e jetës më të shtrenjtë, i gjen fare lehtë në tekste të shfrenuara që kapin mijëra klikime në Youtube.
Pjesa tjetër është histori…
Top Channel