Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Disa pamje të rënda nga Rusia tregojnë një grup adoleshentësh që ndodhen mbi një urë dhe i vënë zjarrin njëri-tjetrit e më pas hidhen në ujë dhe e gjitha bëhet për të marrë sa më tepër pëlqime në rrjetet sociale.
Ngjarjet shokuese kanë ndodhur në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, në Penza, ku janë publikuar edhe dy video të adoleshentëve që i vënë flakën njëri-tjetrit e më pas hidhe nga ura, janë publikuar në rrjete të ndryshme sociale.
Polciia ka arrestuar një nga djemtë i cili në deklaratën e tij para hetuesve ka pranuar se gjithçka e kanë bërë për të marrë më tepër “Like”.
“Ne e bëmë për pëlqimet në mediat sociale. Idenë e morëm nga një blog. Vumë bast me shokët tanë dhe u hodhëm nga ura. Donim të merrnim sa më tepër shikime”, deklaroi ai.
Top Channel