Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Ai njihet si një prej personave më të pasur të planetit dhe si pronari miliarder i ekipit londinez të Chelsea.
Roman Abramovich ka shfaqur edhe koleksionin e tij të pabesueshëm të makinave ndërsa shëtit me disa miq në pistën e Nurburgring në Gjermani.
Një spektakël që padyshim e fut edhe në listën e personave me koleksionin më të pabesueshëm të makinave.
Kjo është hera e parë që Abramovich bën publik edhe koleksionin e tij të makinave superluksoze, vlera e të cilave vlerësohet të jenë rreth 8.5 milionë paund.
Koleksioni i tij ndër të tjera përfshin dy Ferrari të ndryshme “Ferrari FXX” dhe “Ferrari 488 GT3”; Një nga 15 “Pagani Zonda R” që ekzistojnë në botë; Një “Bugatti Veyron”; Një “Mercedes-Benz AMG GT3”; Një Porche “Aston Martin Vulcan”.
Top Channel